Mogherinit i kërkohet të deklarohet kundër ndarjes së Kosovës

 

Ka më shumë se një javë prej kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Gjatë ditës së djeshme, këtë e ka mbështetur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se është i gatshëm të diskutojë korrigjimin e kufijve.

Por në tërë këtë kohë, asnjë fjalë nuk është thënë nga Brukseli zyrtar, që ndërmjetëson dialogun mes dy vendeve.

Rreth 30 OJQ janë bërë bashkë dhe i kanë bërë thirrje përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, që të dalë me një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në parimin etnik.

Sipas Jeta Krasniqit nga KDI-ja, BE-ja duhet të fokusohet drejt ofrimit të perspektivës së qartë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës janë edhe Kosova dhe Serbia.

Edhe Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri i Vizionit”, ka thënë se BE-ja duhet ta kuptojë që populli i Kosovës kërkon siguri që nuk do të ketë korrigjim kufijsh.

Tutje është kërkuar që gjatë negociatave, Bashkësia Ndërkombëtare dhe autoritetet e Kosovës dhe Serbisë të përkushtohen në krijimin e kushteve më të mira jetësore për të gjithë banorët e Kosovës, duke siguruar kështu që krimet e së kaluarës të mos përsëriten më, raporton ktv.KTV-ja ka kontaktuar edhe zyrën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, por nuk ka marrë përgjigje. Ndryshe, pjesë e letrës janë edhe organizata të komunitetit serb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi