Mogherini: Paqja në Siri arrihet vetëm me një zgjidhje politike nën kujdesin e OKB-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, tha se parakushtet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e Asadit janë “një zgjidhje politike nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

“Paqja në Siri mund të arrihet vetëm me një zgjidhje politike brenda kuadrit të negociatave nën kujdesin e OKB-së. Ky është parakushti ynë për rindërtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve me qeverinë e Damaskut”, tha Mogherini, në fjalën e saj gjatë hapjes së takimit të ministrave të jashtëm BE-së dhe Ligës Arabe në Bruksel.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim vendet që strehojnë shumë refugjatë nga Siria”, tha Mogherini, duke shtuar se konferenca e tretë për Sirinë në Bruksel do të mbahet më 12-14 mars.

Duke folur edhe rreth konfliktit izraelito-palestinez, Mogherini, tha se “Ne ndajmë objektivin për parandalimin emergjent të shkatërrimit të zgjidhjes me dy shtete si dhe gjetjen e rrugëve të reja për rigjallërimin e tij”.

Ministrat e BE-së dhe të Ligës Arabe po mbajnë në Bruksel një takim përgatitor para samitit të liderëve që do të zhvillohet më 24-25 shkurt në Egjipt. Bashkë-kryesuesit e takimit janë përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit dhe ministri i Jashtëm i Sudanit, Al-Dirdiri Mohamed Ahmed.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi