• Home
  • BOTA
  • Mogherini: Nuk mendoj se do të merret vendim për sanksione të reja ndaj Iranit
BOTA

Mogherini: Nuk mendoj se do të merret vendim për sanksione të reja ndaj Iranit

Spread the love

 

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, nuk pret që ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së të marrin vendim për sanksione të reja ndaj Iranit.

Mogherini para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg tha se çështjet kryesore do të jenë Siria, Rusia, Irani dhe Ballkani Perëndimor.

Duke folur për Sirinë, ajo përsëriti qëndrimin kundër përdorimit të armëve kimike dhe se do të bisedohet për përgatitjen e konferencës për Sirinë që më 24 dhe 25 prill do të mbahet në Bruksel.

Kur bëhet fjalë për Iranin, Mogherini konsideron se të gjitha vendet anëtare duhet të ofrojnë mbështetje për marrëveshjen për programin bërthamor.

“Momentalisht kemi sanksione të caktuara ndaj Iranit. Nuk mendoj se ministrat e punëve të jashtme sot do të marrin vendim për sanksione të reja”, sqaroi Mogherini.

Për pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se nga 12 maji do të tërhiqet nga marrëveshja për programin bërthamore të arritur me Iranin, Mogherini bëri thirrje që të gjitha palët t’i përmbahen marrëveshjes.

Related posts

“PYD nuk lejon që civilët të kthehen në shtëpitë e tyre në Afrin”

dritatv

Forcat turke operacion ajror kundër terroristëve në veri të Irakut

dritatv

Gjermania sërish lehtëson procedurat për fuqinë punëtore nga jashtë

dritatv

Leave a Comment