Modestia: Bill Gates, në radhë për hamburger, patate të skuqura dhe Cola

Ish-punonjësi i Microsoft, Mike Galos, ka publikuar një fotografi të Bill Gates duke pritur në radhë për një burger para zinxhirit të ushqimit të shpejtë “Dick’s në Seattle”.

“Kur ke vlerë rreth $ 100,000,000,000, drejton organizatën më të madhe humanitare në historinë e botës dhe je duke pritur për burger, patate të skuqura dhe Cola në Dick si të gjithë ne…”, shkroi Galos në Facebook duke ofruar foton e Gates.

“Billit nuk i pëlqen vëmendja, por ai është miqësor dhe e kupton se është pak yll…”, shkroi gjithashtu  Galos. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi