Modeli 5G i Samsung Galaxy S10 mund të ketë hapësirë bazë prej 256GB!

Varianti 5G i Galaxy S10 (që thuhet se do të quhet Galaxy S10 X) do të ketë një hapësirë prej 256 GB, kur të lansohet më vonë këtë vit, sipas burimeve të SamMobile. Modeli 5G thuhet se ka disa specifika premium, si një ekran 6.7 inç, deri në katër kamera të pasme dhe një bateri prej 5.000 mAh, të gjitha këto që do ta vendosin atë në një nivel më lart se Galaxy S10 + .

Dhe meqenëse Samsung tashmë ofron pajisje të nivelit të mesëm me 128 GB hapësirë, 256GB hapësirë bazë për 5G Galaxy S10 do të kishte kuptim.

Kjo gjithashtu do të thotë se Galaxy S10 X mund të ketë një minimum prej 8GB RAM, edhe pse kjo nuk është diçka që mund të konfirmohet në këtë moment, përcjell Telegrafi.

E njëjta gjë vlen edhe për nivelin e çmimeve. Të gjitha këto karakteristika natyrisht do të kërkojnë shumë kosto, dhe thashethemet sugjerojnë se Galaxy S10 X mund të ketë çmim deri në 1700 $.

Kjo është në territorin e telefonit të palosshëm të Samsung, dhe nëse është e vërtetë, mund të bëjë variantin 5G të Galaxy S10 tepër të shtrenjtë për shumicën e konsumatorëve. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi