Mistura: Është kusht mbështetja e negociatave Turqi-Rusi për Sirinë

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, ka deklaruar se duhet të mbështeten negociatat diplomatike dhe politike Turqi-Rusi për Sirinë.

Në një fjalim të mbajtur në kuadër të “TRT World Forum” ku AA është partner global i komunikimit Staffan de Mistura ka vënë theksin se asnjë nga përpjekjet korrigjuese ndër vite nuk ka funksionuar në Lindjen e Mesme.

“Koha është gjithçka në jetë. Tani lufta e deleguar ka mbaruar. Sa vende, sa ushtri janë sot brenda Sirisë, ata janë të gjithë atje. Ishte një moment shumë i rrezikshëm situata në Idlib. Në njërën anë 3 milionë njerëz dhe në anën tjetër 10 mijë terroristë. Duhet të mbështetet kombinimi i negociatave diplomatike dhe politike Turqi-Rusi për Sirinë”, tha në fjalën e tij Mistura.

Pasi ka rikujtuar se Turqia në mënyrë bujare ka hapur dyert e saj për 3 milionë njerëz, Mistura tha se disa vende mendojnë se tashmë ka ardhur koha që refugjatët të kthehen në vendet e tyre dhe se duhet të fillojë rehabilitimi në lidhje me ata.

Ai thotë se nuk do të ketë rehabilitim teksa në rajon vazhdojnë bombardimet dhe se Turqia nuk do të mund të pranojë më shumë refugjatë.

“Në Idlib gratë, fëmijët, civilët u mobilizuan. Ata thanë ‘ne nuk jemi terroristë, jemi fëmijë’. Koha është shumë e rëndësishme. Duhet të ketë një dritare si mundësi për një proces politik. Ku ndodhemi ne në lidhje me procesin politik? Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) më parë ka një vendim me nr. 2254 që ka marrë. Por, të jemi të kujdesshëm, sepse brenda kësaj është përfshirë edhe realpolitika, e cila sipas meje gjithmonë është e vërteta e vetme në fund të konfliktit. Tani jemi të fokusuar vetëm në një fushë, në komitetin kushtetues. Atëherë do të jetë e mundshme të bëhet ndryshimi”, tha Mistura.

Më tej ai thotë se “Marrëveshja e Idlibit duhet të pranohet dhe se lufta nuk mund të përfundohet me luftë”.

“Pesë milionë janë refugjatë, 3 milionë këtu. 450-500 mijë njerëz u vranë. Nuk dua t’u them se sa njerëz janë plagosur. Sa njerëz janë zhvendosur e sa njerëz vuajnë. Tashmë ata duan fundin e kësaj, mbi këtë duhet të punohet. Ajo që kemi nevojë janë masat për ndërtimin e besimit. Janë po ashtu 100 mijë njerëz të paraburgosur, çfarë ka ndodhur me ta?”, tha Mistura duke shtuar se sirianët kërkojnë përfundimin e luftës./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi