BALLKANI

Miratohet ligji i gjuhëve, për pak shmanget përplasja fizike mes Gruevskit dhe Xhaferit

Spread the love

Në një atmosferë të tensionuar parlamenti i Maqedonisë ka kaluar me 64 vota “për” ligjin e gjuhëve, që de fakto është zyrtarizim i gjuhës shqipe. Për ligjin votuan gjithë partitë shqiptare.
Pak pas votimit, kryeparlamentari nga radhët e BDI, Talat Xhaferi, u përplas me ish liderin e VMRO, Nikola Gruevski. Sigurimi i Kuvendit, edhe pse me vonesë, pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe Nikolla Gruevski. Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit. Gjatë këtij momenti vërehen shtyerje me dorë ndaj njëri-tjetrit.

Në foltore ishin mbledhur edhe deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së./Albinfo.ch/

Related posts

Kryeministri i Malit të Zi nesër në Kosovë

dritatv

Hahn pas takimit me Vuçiçin: Kosova po pengon CEFTA-n

dritatv

Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi në rastin e Almirit

dritatv

Leave a Comment