Miqësoret latine, Brazil i pamëshirshëm. Argjentina, “paqe” me Kolumbinë

Argjentina dhe Kolumbia e mbyllën “në paqe” sfidën e tyre miqësore me njëra-tjetrën, të zhvilluar në “East Rutherford” të New Jerseyt. Në këtë përballje, njeriu i ndeshjes për bardhekaltrit u bë pikërisht portieri Armani i River Plate.

Trajneri Scaloni aktivizoi Icardin që nga minuta e parë, ndërkohë që edhe Dybala gjeti vend në skuadër, teksa u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, por as sulmuesi i Interit dhe as ai i Juventusit nuk mundën të tregonin aftësitë e tyre si goleadorë në këtë ndeshje.

Krejt ndryshe shkuan gjërat për Brazilin, që e pati të lehtë të thyejë El Salvadorin me rezultatin 5-0, në “FedEx Field” të Landoverit, në Maryland.

Skuadra e Tites u shfaq e pamëshirshme në këtë përballje. Kapiteni Neymar hapi serinë e golave për “Seleçao”-n me 11-metërsh, më pas i erdhi radha Richarlison, që ishte autori i golit të dytë dhe të 4-t për 5 herë kampionët e botës.

Mes tyre ishte goli i Coutinhos, ndërkohë që llogaritë i mbylli Marquinhos, që shënoi golin e pestë të sfidës dhe të parin për të me fanellën e Brazilit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi