Ministrja Nikolla zbulon se sa rriten pagat e mësuesve

Ministrja Lindita Nikolla prezatoi pasditen e së mërkurës buxhetin për arsimin për vitin 2019.

“Buxheti për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë. Menaxheri i Bankës Botërore nënvizoi se Shqipëria ka shënuar arritjen më të madhe në rezultatet e “Piza 2015”. Përkundër sa dëgjojmë për arsimin, monitoruesit e vërtetë tregojnë se buxheti është i mirëpërdorur dhe reformat po japin rezultate. Buxheti mundëson rritjen e pagave për të gjithë mësuesit 7%. 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave. Sot kemi 700 mësues ndihmës nga një shërbim i munguar në 2013, por me buxhetin e 2019 do të kemi 1 000 mësues ndihmës. Dhjetëfishojmë oficerët e sigurisë në shkolla për 2019. Bëjmë detyrat e shtëpisë, në 2019 e shtrijmë në 90 shkolla të tjera. Ne jemi të vendosur për të ecur në rrugën e reformave në arsim”, tha Nikolla.

Ministrja shtoi se “ky do të jetë buxheti i teksteve falas”.

“Nga klasa e parë në të pestë falas dhe kategoritë në nevojë. 75 objekte të reja shkollore, terrene sportive dhe laboratorë. Mbajmë premtimin për sigurimin e 12 muajve paga për pedagogët. Por do të kryejmë inspektime se sa respektohet raporti trup administrative- nxënës. Akuzat për rritje tarifash janë të pavërteta, këtë mund ta konfirmojnë rektorët këtu. Tarifa mesatare e studimeve është 26 314 lekë”, tha Nikolla.

“Kemi ende shumë punë për të bërë, por ky buxhet shkon në rrugën e shëndoshjes cilësore të arsimit”, mbylli Nikolla fjalën e saj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi