“Ministrja e re e emëruar nga Haradinaj kishte punuar kundër shqiptarëve”

Ish-aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Valdete Idrizi, që tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për emërimin që Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë Adriana Hoxhiçit si Ministre e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal.

Në një status në Facebook, Idrizi ka thënë se me emërimin e saj rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes së Kosovës.

Madje, Idrizi ka thënë se shqiptarët në Mitrovicë e dinë për pozicionin që tani Ministrja Hoxhiç ka mbajtur karshi shqiptarëve.

“Është inkurajuese kur një grua merr rol si Ministre në Qeverinë e Kosovës, por emërimi i Adriana Hoxhiç si Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal pikërisht tani është një lajm shqetësues. Në kohën kur flitet për ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, me këtë vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj fuqizohen edhe më tutje lidhjet me Beogradin dhe rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes. Ne në Mitrovicë, të gjithë e dimë pozicionin që Hoxhiq ka mbajtur ndaj shqiptarëve të kësaj ane dhe angazhimin e saj kundër tyre”, ka shkruar ajo.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Thaçi sjell fjalët e Rugovës për shkëmbim territoresh, ironizon me bashkëpunëtorët e tij!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili me 1994 ishte shprehur pro shkëmbimit...

Bushati: I habitur që Presidenti ndryshoi qëndrim, negociatat me Greqinë vijojnë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në përgjigje të deklaratës dhënë një ditë më parë nga presidenti Meta shprehu habinë që sipas tij Kreu i...

Si përhapen viruset nëpër zyra, çdo sezon është një bakter që vjen vërdallë

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...