Ministria e Kulturës për rininë nënshkroi 119 kontrata me OJQ-të

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbajtur sot ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me më shumë se 100 Organizata Joqeveritare si përfituese në sektorin e rinisë, nga shpalljet e fundit publike në tematikat: kulturë, sport, rekreacion, siguri njerëzore, edukim shëndetësor, fuqizim dhe pjesëmarrje të të rinjve, parandalim të ekstremizmit.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi theksoi se fuqizimi i të rinjëve në Kosovë do të vijë me realizimin e këtyre projekteve.

“Kjo ka qenë një fazë e re në Ministrin e Kulturës dhe jemi duke biseduar që ta ristrukturojmë këtë departament për shpërndarjen e granteve. Ne do ta ndjekim një praktik të re qe ka për qëllim të gjitha projektet që kanë në fokus rininë t’i bëjmë në mënyrë ceremoniale edhe për të qenë transparent për çdo cent që shpenzohet për organizata rinore. Kërkoj nga ju që gjatë implementimit të projekteve të kemi impakt”, tha Gashi.

Ndër të tjera, ministri Gashi premtoi se do të jetë afër edhe në projektet e tjera, duke vë në theks se ky kamp për të rinjët është fat i madh për Kosovën.

“Ky projekt ka marrë dritën jeshile ku kemi ndarë një pjesë toke në Gjakovë ku do të jetësohet kampi. Është fat i madh që në Kosovë do të kemi një kamp për të rinjë dhe është me rëndësi të theksohet që pos komunitetit të shqiptarëve pjesë e këtyre projekteve janë edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë. Këto projekte rrjedhin nga strategjia e rinisë. Unë zotohem para jush që do të jemi bashk posaçërisht në pjesën e dytë të këtij viti në projektin e quajtur fondi për të rinjë”, u shpreh ministri Gashi.

Ndërsa, Drejtori i departamentit për Rini në Ministrin e Kulturës, Xhevat Bajrami theksoi se Ministria e Kulturës ka në fokus rininë e Kosovës dhe zhvillimin e saj.

“Departamenti i rinisë është departament qe funksion në kuadër të MKRS-së. Të gjitha aktivitetet që sot do të nënshkruajmë bëhen bazuar në nënshkrimin e kontratave që janë bërë në departamentin tonë. Rinia është fokus dhe problematika më e madhe e rinis është punësimi”, ka thënë Bajrami.

Në këtë ceremonie u nënshkruan 119 kontrata për 119 organizata të të rinjëve./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi