ZVICER

Ministri zviceran i Sportit u del në mbrojtje Xhakës e Shaqirit

Spread the love

Guy Parmelin, ministër zviceran i Sportit, ishte nën stres gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Serbisë, edhe pse ai, bashkë me kolegë ishin shumë të zhurmshëm në mesin e mbi 33 mijë shikuesve.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Caroline dhe Peter Gillieronin, President i Federatës Zvicerane të Futbollit, politikani festoi fitoren e kombëtares zvicerane ‘si i çmendur’ në tribuna.

Ndërsa, në një deklaratë pas ndeshjes së djeshme, Parmelin tha se festimi i Xhakës dhe i Shaqirit me duart në formë shqiponje është i kuptueshëm.

“Kushdo që e ka përjetuar atmosferën në stadium, falënderon performancën shembullore të Zvicrës edhe më shumë dhe mund të kuptojë kur emocionet e kaplojnë një lojtar. Nuk është në shpirtin e sportit që nga emocionet të krijohet një polemikë. Jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime dhe jetojmë në paqe së bashku. Jemi krenarë për këtë diversitet. E bën vendin tonë më të fuqishëm. Edhe në sport”, deklaroi Parmelin, raporton “tagesanzeiger”, transmeton Koha.net.

Mediat në Zvicër shkruan edhe për një fakt që e ndërlidh Parmelin me suksesin e Kombëtares së Zvicrës.

Kjo pasi ministri i Sportit veshi xhaketën e tij të famshme. “Sa herë e veshi këtë, Zvicra fiton”, kishte thënë Parmelin muaj më parë. E kjo u konfirmua mbrëmë.

Parmelin kishte veshur xhaketën e tij fatlume edhe në fitoren e Zvicrës ndaj Kanadasë në Kampionatin Botëror të Hokeit mbi akull në Paris.

Por, përkrahje për festimet me shqiponjë pati edhe nga Këshilltari Kombëtar i FDP-së, Christian Wasserfallen, i cili madje u thuri vargje lojtarëve të Zvicrës duke u bazuar në Shqiponjën.

“Lojtarët tanë fluturojnë si zogj nëpër fushë dhe e mposhtën Serbinë”, shkroi ai.

Kurse eksperti i parashikimit të motit, Jorg Kachelmann, është i lumtur me solidaritetin e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, me bashkëlojtarët e tij.

“Edhe kapiteni i skuadrës @LichtsteinerSte dje bëri shqiponjën dhe u solidarizua me historinë dhe përvojën e bashkëlojtarëve të tij dhe prindërve të tyre”, shkroi ai në Twitter, transmeton Koha.net.

E revista satirike zvicerane, “Nebelspalter”, tha se gjesti me duar në formë shqiponje dykrenare i bërë nga Xhaka e Shaqiri, në fakt është shenjë e gjuhës së gjesteve për fluturën./Kosova Post/

Related posts

Sa valuta të huaja bleu Banka Nacionale e Zvicrës ?

dritatv

Kurdët, marshim nga Lozana në Gjenevë, kundër dhunës në Afrini

dritatv

Nga 1 janari 2018 rriten pensionet e invaliditetit në Zvicër

dritatv

Leave a Comment