Ministri Vitia: Vendimi për karantimin në veri është marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar situatën e krijuar në veri pas shpalljes së vendimit për futjen në karantinë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.

“Sipas Ligjit për Parandalimin e sëmundjeve ngjitëse është vetëm Ministria e Shëndetësisë e cila mund të marrë vendime në raport me situata tilla. Natyrisht se MSh-ja ka qenë në koordinim të plotë me autoritetet lokale në komunat përkatëse dhe në koordinim me to ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me autoritet lokale. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Prapë bëj apel që t’i lemë dallimet politike ana sh sepse në pyetje është shëndeti i qytetarëve tanë, pavarësisht në cilin vend dhe cilin nacionalitet. Dhe ne si MSh do të japim ndihmën të gjithë qytetarëve të vendit”, tha ai.

Këto komente Vitia i bëri në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashid Qalaj.

Vitia tha se për karantimin e komunave në veri janë zbatuar në përpikëri masat të cilat sipas protokollit tashmë janë të paracaktuara nga epidemiologët.

Ai po ashtu siguroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe se do të bëjnë çmos që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim feje e kombi në tërë territorin e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi