Ministri turk i Mbrojtjes: Rezoluta armene është e pabazë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka thënë se politikanët nuk kanë asnjë bazë për të marrë vendime në lidhje me çështjet historike, duke kundërshtuar kështu miratimin e rezolutës për ngjarjet e vitit 1915 nga ana e ligjvënësve amerikanë.

“Politikanët që marrin vendime apo bëjnë pretendime në lidhje me çështjet historike janë të pabaza”, tha Hulusi Akar në një ceremoni të diplomimit ushtarak në qytetin Izmir, duke iu referuar rezolutës së Kongresit amerikan në lidhje me pretendimet armene.

Ai shtoi se çdokush që i sheh arkivat, mund të shohë se duart e kombit turk janë të pastra dhe kurrë nuk janë ndërlidhur me incidentet e supozuara.

Pas një mocioni të ngjashëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Senati i SHBA-ve miratoi njëzëri një rezolutë që i njeh pretendimet armene mbi ngjarjet e vitit 1915.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa morën anë te rusët pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 1915 i përshkruan si një tragjedi në të cilën të dy palët pësuan viktima.

Për të shqyrtuar çështjen Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh nga Turqia dhe Armenia, përfshirë ekspertë ndërkombëtarë.

Duke folur për paktin detar të nënshkruar muajin e kaluar mes Turqisë dhe Libisë, Akar tha se dy shtetet po ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

“Marrëveshja me Libinë nuk cenon të drejtat ose ligjin e palëve të treta. Ne vetëm po mbrojmë të drejtat tona që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar”, theksoi ai.

Pakti me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) u nënshkrua më 27 nëntor dhe u miratua nga parlamenti turk më 5 dhjetor.

Ai hyri në fuqi më 8 dhjetor dhe dy shtetet e publikuan atë në gazetat e tyre zyrtare.

Memorandumi që përcakton juridiksionet detare të dy shteteve, refuzon aktivitetet e njëanshme dhe të paligjshme nga vendet e tjera të rajonit dhe kompanitë ndërkombëtare, si dhe synon të mbrojë të drejtat e dy shteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi