Ministri spanjoll i Drejtësisë: Spanja nuk do ta njohë Kosovën

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala gjatë një bisede të zhvilluar sot në Marok me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nelom Kuburoviç, ka pohuar se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Siç raporton Tanjug, nga ana tjetër, Kuburoviç theksoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës, e cila aktualisht po përballet me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë.

Spanja është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi