Ministri Reçica takon përfaqësues të shtetit finlandez, flasin për bashkëpunim në fushën e aftësisë së kufizuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim përfaqësues të Qeverisë Finlandeze si dhe përfaqësues të organizatave simotra për persona me aftësi të kufizuara të cilët veprojnë në Finlandë.

Reçica i njoftoi rreth obligimeve dhe angazhimeve konkrete të MPMS-së në lidhje me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara.

“MPMS vitin e kaluar ka nisur një varg reformash si në fushën pensionale, sociale përfshi edhe të aftësisë së kufizuar dhe aktualisht jemi në fazën e hartimit të Projektligjit gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara që synon kategorizimin dhe trajtimin e barabartë për të gjitha kategoritë”, tha ministri.

Ai theksoi se përveç mbështetjes që MPMS u jep këtyre kategorive, po përpiqet të krijojë edhe lehtësira për ta, posaçërisht në fushën e punësimit, ku tashmë janë marrë disa hapa konkret.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të të dyja shteteve, sa i përket personave me aftësi të kufizuara. Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e qeverisë finlandeze dhe organizatat të cilat po i japin mbështetje organizatave në Kosovë që merren me personat me aftësi të kufizara.​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi