Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli premton se furnizimi me barna do të stabilizohet gjatë muajve të ardhshëm

 

 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e pranon se furnizimi me barna nuk është “në gjendjen më të mirë”.

Nëpërmes një deklarate për medie, Ismaili thotë se i kupton shqetësimet e qytetarëve dhe se këto shqetësime janë dhe të tijat. Por, ai thekson se prej se e ka marrë detyrën ka nisur ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, përfshirë furnizimin me barnat esenciale.

“Ju siguroj se gjatë muajve të ardhshëm, pas veprimeve që kemi ndërmarrë, furnizimi me barna do të jetë shumë më i mirë. Dhe, qytetarët që kanë nevojë për to, do t’i marrin në vendin dhe kohën e duhur”.

Kreu i MSH-së thotë se në mënyrë që furnizimi me barna të stabilizohet, madje të rregullohet njëherë e përgjithmonë, kanë filluar renovimin e kontratave për të gjitha barnat që mungojnë.

“Tashmë i kemi dërguar për publikim tenderët për 300 artikuj të barnave të Listës Esenciale, materialit shpenzues dhe Citostatikëve”. Po ashtu, me OBSh-në thotë se janë duke punuar që të revidohet Lista Esenciale e Barnave, që nuk është bërë nga viti 2012.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi