• Home
  • BOTA
  • Ministri i Jashtëm iranian lavdëron marrëdhëniet me Turqinë
BOTA

Ministri i Jashtëm iranian lavdëron marrëdhëniet me Turqinë

Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif tha se Turqia është ndër të parat në mesin e shteteve me të cilat kanë “marrëdhëniet më të mira” në rajon.

Zarif në një deklaratë për televizionin shtetëror foli në lidhje me krizën ekonomike, marrëveshjen bërthamore dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Ai tha se “vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet Turqia gjatë periudhës së fundit burojnë nga atmosfera psikologjike e krijuar nga SHBA-të”.

Në lidhje me çështjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje ministri Zarif tha se “Në krye të shteteve me të cilat kemi marrëdhënie më të mira në rajon është Turqia”. Ai po ashtu tha se Irani ka marrëdhënie të mira edhe me qeveritë e Azerbajxhanit, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit.

Zarif thekson se do të bashkëpunojnë me Turqinë dhe Irakun për shuarjen e zjarrit i cili u përhap në rajonin Hour al-Azim. Ai tha se do të bisedojnë me Teheranin, Ankaranë dhe Bagdadin për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe ujore./Rtv Drita/

 

Related posts

SHBA izolohet gjithnjë e më shumë nën udhëheqjen e Trumpit

dritatv

Shpërthen zjarri në avionin me 274 pasagjerë, ulje të detyruar

dritatv

Turqi, në operacionet kundër DEASH-it 55 të arrestuar

dritatv

Leave a Comment