Ministri i Jashtëm gjerman: Qershori 2019? Jo çelje automatike e negociatave

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass mbërriti të mërkurën në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm shqiptar, deklaroi se “qershori i vitit 2019 nuk do të thotë çelje automatike e negociatave për anëtarësim.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim në kuadër të BE-së orientues përsa i përket fillimit të mundshëm të anëtarësimit me Shqipërinë në 2019. Wshtë një vendim që tregon gjithashtu vlerësim për reformat që janë ndërmarrë në vitet e fundit në Shqipëri dhe mendoj që ka qenë vërtet një angazhim mjaft energjik politik. Në të njëjtën kohë, siç e dimë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë që qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm përsa i përket nisjes apo çeljes së bisedimeve të anëtarësimit, kriteret janw të qarta, ekzistojnë hapa apo rezultate të tjera përsa i përket reformave që të bindim të gjithë ata që janë skepitkë përsa i përket këtij procesi”, tha Mass.

“Në ditët e fundit Shqipëria ka dalë, më duhet të them, përmes reformës në sistemin e drejtësisë, që të bëjë një hap gjigant në këtë drejtim, pikërisht përmes të cilit janë verifikuar gjykatës apo prokurorë dhe kjo është një arritje që do të vendosë kritere dhe përtej vendit tuaj, në të gjithë rajonin, dhe mendoj që është një rrugë që do të ndikojë në luftën kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit. Do vazhdojmë të mbështesim më tej Shqipërinë në këto reforma”, shtoi Mass.

Ndërkohë, ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit europian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi