Ministri hungarez BE-së: Mos e pengo Kosovën

Ministri i jashtëm I Hungarisë, Peter Szijjarti, ka thënë se nuk është e drejtë se si Bashkimi Evropian sillet ndaj Koosvës për liberalizimin e vizave, kështu është shprehur ai pas takimit që pati me homologun e tij në Kosovë, Behxhet Pacollin.

Nga ana tjetër minsitri hungarezë premtoi se hungaria do të votoj për heqjen e vizave për Kosovën.

“Dua të theksoj dhe siguroj që Hungaria do të mbete një përkrahëse e Kosovës dhe e liberalizimit të vizave. Dhe dua të them që është e padrejt ndaj BE-së se si sillet ndaj Kosovës për këtë qështje pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe tani po dalin dhe kushte tjera. BE nuk është fer ndaj Kosovës.Nuk dua që kosovën ta mbjanë të pritje të gjata ndaj Hungaria do të jetë përkrahëse e palëkundur e Kosovës.Në grupin punues të fundit hungaria do të votoj për heqjen e izolimit”, tha Szijjarti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi