Ministri Çavuşoğlu takon presidentin Meta dhe kryeministrin Rama

Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar me presidentin e vendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, (AA).

Presidenca e Shqipërisë në një njoftim thekson se gjatë takimit presidenti Meta e falënderoi ministrin Çavuşoğlu për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve si të shkëlqyera dhe tradicionale , si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në Shqipëri.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura”, u shpreh Presidenti Meta.

Sipas njoftimit, Meta nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ministri i Jashtëm turk gjatë vizitës në Shqipëri u takua edhe me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa mes dy vendeve u nënshkruan edhe disa marrëveshje.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Merr fund kriza në hotelin në Kabul, vriten dhjetë persona

Forcat speciale afgane kanë kryer të dielën misionin për t'i dhënë fund krizës në hotelin "Intercontinental" në Kabul, me epilog dhjetë persona të vrarë,...

Serbia vazhdon propagandën, pengoi anëtarësimin e Kosovës në një organizatë të rëndësishme

Serbia përmes propagandës së saj ka pamundësuar anëtarësimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Organizatën Intra-Evropiane të Administratave Tatimore (IOTA). Serbia edhe më tutje vazhdon...

Deputeti i Merkelit: I pakuptueshëm imuniteti i Tahirit. E rëndësishme, besueshmëria e Shqipërisë

Deputeti i partisë së Kancelares Merkel, Stephan Albani ka bërë për medien “Deutsche Welle” një pasqyrë të mënyres sesi shihet sipas tij realiteti politik...

Së fundi

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një konfigurim të kamerës me 5 sensorë...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik, (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë transportin publik për detyra dhe...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy aleatëve...