Ministri Çavusoglu bisedë telefonike me homologun nga Islanda

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun nga Islanda, Gudlaugur Thor Thordarson, ku është shprehur se sjellja me të cilën Kombëtarja e Turqisë në Futboll është përballuar në aeroport është e papranueshme.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavusoglu ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij islandez.

Kryediplomati turk homologut të tij i tha se sjellja me të cilën Kombëtarja e Turqisë në Futboll është përballuar në aeroport është e papranueshme, pavarësisht njoftimit të bërë nga Ambasada e Turqisë në Oslo dhe Konsulli i Nderit në Reykjavik.

Turqia dhe Islanda sot do të luajnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në vitin 2020, për çka ekipi turk me një fluturim të veçantë nga Konya mbërriti në Keflavik.

Anëtarët e kombëtares turke u mbajtën për më shumë se dy orë në kontroll të detajuar të pasaportave dhe të bagazhit të të gjithë lojtarëve, të cilët janë kontrolluar detajisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi