Ministri Bytyçi raporton para komisionit për studentët e komuniteteve

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar sot para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për kthimin lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve, për vitin akademik 2018-2019.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, tha se është i rezervuar vendi për regjistrimin e studenteve nga komuntetet në universitetet publike dhe Qendra e Studenteve, derisa theksoi se këta student duhet t’i plotësojnë kushtet për tu regjistruar.

“Lidhur me çështjen e regjistrimit të komuniteteve në universitete, pyetjen që e kemi marrë ka qenë jo shumë konkrete. Lidhur me regjistrimin e komuniteteve në universitete. Ne e kemi bërë regjistrimin e studenteve, ka dalë një koutë e veçantë, dhe kjo vlenë për të gjitha universitetet që duhet të plotësohet. Ajo çka ne kemi diskutuar vazhdimisht në universitete është që kriteret të jenë të njëjta. Informacionet që kemi nga universitetet kërkojmë që kuotat të jenë të plotësuar me komunitete. Ajo kuotë ruhet për komunitet por që i plotëson kriteret. Nuk kemi ndonjë ankesë që është drejtuar tek ne. Nëse ka dikush çështje individuale duhet t’i drejtohet universitetit por në rast se mund të haset një parregullsi tek universitet drejtohet në ministri”, tha Bytyçi.

Ministri Bytyçi bëri të qartë se nuk ka pasur ankesa nga Qendra Studentore që është bërë nga komunitete. Sipas tij, është  respektuar procedura e regjistrimit për komunitetet.

“Regjistrimi tek Qendra e Studentëve është e rrëgulluar dhe kjo qendër respekton pjesën e komuniteteve. Me kohë hapet konkursi dhe regjistrimi bëhet me plotësimin e kritereve. Duhet të kuptojmë që pavarësisht që mund të jetë për komunitetet duhet të plotësohen kushtet dhe duhet të aplikohet. Nga informacionet nga Qendra Studentore nuk kemi pas ndonjë ankesë ose dicka që nuk është respektuar procedura e regjistrimit. Numri i rezervuar është 845 për komunitete, 106 janë të regjistruar”, u shpreh Bytyçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi