Minishengeni ballkanik, Braimllari: Edi Rama, thikë pas shpine Kosovës

Ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ajo ç’ka ka bërë Rama është thikë pas shpine për Kosovën.

‘’Ajo çfarë bëri Rama sot ishte ‘thikë pas shpine’ për Kosovëm. Vizitën e parë si kryeministër e bëri në Beograd, Rama i kërkoi Vuçiçit njohjen e Kosovës. Sot nuk bëhet fjalë për njohje, por për një ‘Mini-Shengen të përbashkët’. Kjo është një politikë kundër interesave kombëtare.

Deklarata sot ndaj BE-jë janë të rënda, ku pasi dështoi me negociatat po tenton t’i bëjë presion BE-së me ‘’Minishengen.

Edi Rama i ka vendosur taksë Kosovës me Rrugën e Kombit. Ata që e pësojnë janë bizneset e Kosovës. Kur presim lehtësim, ai vendos barrierë. Ai do ta orientojë Shqipërinë drejt një politike që nuk është pjesë e BE-së. Është interesi personal i tij. Aspirata jonë është BE-ja”, tha Brahimllari.

Ai shtoi se Edi Rama me anë të ushtarëve të tij, kërkon që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama ka thelluar krizën në vend. Rama nuk do Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri provokon presidentin për të shkelur kushtetutën. Ne nuk themi se nuk njohim KED, por persona të caktuar që fusin në krizë vendin. Por, edhe ky person është në drejtim të Edi Ramës. Rama me ushtarë të tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, sepse Edi Rama e ka tmerr ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të pavarur. Rama kërkon të fusë në parlament ligje që bien ndesh me Kushtetutën, ku mbajmë mend edhe çuarje të ligjit të teatrit për shembull. Edi Rama bashkë me parterët e tij duhet të respektojë Kushtetutën.”, tha Brahimllari.

Endrit Brahimllari theksoi se opozita dëshiron sa më shpejt që të bëhet reforma zgjedhore, duke shtuar se maxhorancën duhet ta zgjedhin shqiptarët e jo bandat.

“Rama bën përpjekje që të kapë Kushtetutesen. Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, për shembull Taulant Balla do të ishte prapa hekurave. Është Edi Rama ai që po çon vendin në kolaps. Në këtë mënyrë, gjithë pushteti shkon në duart e një personi. Për ne si opozitë ka rëndësi një reformë zgjedhore reale e gjithëpërfshirëse, që i jep përgjigje dekriminalizimit të procesit zgjedhor. Opozita do që të zgjedhin shqiptarët e jo të vendosin bandat e kriminelët. Duhen ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal”, deklaroi Brahimllari.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Seancë urgjente në Kuvendin e Serbisë për Kosovën

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë në të cilën do të shqyrtohet raporti për Kosovën, është caktuar për 27 maj, ka deklaruar kryetarja...

Strategjia e SHBA për të parandaluar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë më pak se katër muaj larg. Zyrtarët po marrin masa për të parandaluar një...

Ndërtim pa leje në Borsh, pranga 45-vjeçarit nga Tirana

Një 45-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e Himarës, pasi akuzohet për ndërtim pa leje në fshatin Borsh. Sipas komunikatës së policisë,...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...