“Mini-Shengeni”, Aleksandër Vuçiç: Pse është e rëndësishme marrëveshja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme jo vetëm për Serbinë por edhe për vendet që marrin pjesë në këtë projekt.

Gjatë konferencës së përbashkët në Ohër, me kryeministrin Zoran Zaev dhe homologun e tij, Edi Rama, Presidenti Vuçiç tha se nga kjo marrëveshje do të kursehen se 260 milionë dollarë.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë. Mund t’ju them se 260 milion euro do të jetë kursimi nga kjo marrëveshje. Shpresojmë që në të ardhmen të behën pjesë edhe disa vende të tjera. Do shikohet sa e rëndësishme do të jetë për një prodhues nga Jugu apo Veriu që t’i eksportojë ato. Për më pak se një vit e gjysme do të mundës të shihni rritjen e investimeve në përqindje për të tre vendet. Do të kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri dhe shqiptarët do të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime. Në Beograd keni leje gjithashtu nëse fluturoni në Tiranë, nuk do ju pyes njeri se ku do të shkoni. Nuk i keqtrajtojmë qytetaret që vijnë, sepse duam të rrisim numrin e të huajave që do vijnë në vendet tona”, tha Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi