Miliona përdorues të Windows 7 në rrezik nga një problem sigurie!

Përdoruesit e Windows 7 janë në rrezik të vërtetë nga një problem serioz sigurie i cili lejon hakerët të marrin nën kontroll kompjuterë paralajmëroi Google.

Kriminelët kibernetikë po përdorin aktivisht dobësinë e sigurisë duke e kombinuar me një dobësi tjetër në shfletuesin Chrome.

Google ka dërguar një përditësim në shfletuesin Chrome për të mbyllur problemin por Microsoft ka thënë se po punon për të zgjidhur problemin e Windows 7.

Problemi gjendet tek elementët kyç të sistemit operativ që duhet të ndalojnë ndërveprimin e të dhënave të brendshme me aplikacione të jashtme.

Google tha se ka prova se kriminelët kibernetike janë duke përdorur Chrome për të aksesuar të dhënat në kompjuterët e përdoruesve.

“Përditësoni Chrome në këtë moment,” shkruante në Twitter inxhinieri i Google Justin Schuh.

Natyra serioze e këtij problemi sigurie do të thoshte se shfletusi duhej mbyllur e hapur nga e para për tu adresuar.

Një mënyrë për të shmangur të rënit viktimi i këtij zbulimi është duke kaluar në Windows 10.

Microsoft nuk ka dhënë një datë se kur përditësimi për Windows 7 do të ofrohet por premtoi ta sjellë sa më shpejtë të jetë e mundur. Sot miliona kompjuterë funksionojnë me Windows 7 edhe pse është 10 vjeçar.

“Deri më sot kemi vënë re përdorimin e problemi vetëm në sistemet 32-bit të Windows,” shkruante Clement Lecigne i analizës së maluerëve pranë Google.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi