Milinkoviç me sytë nga Spanja, Lazio përgatit rinovimin me pagë të dyfishuar

Lazio ka refuzuar disa oferta për mesfushorin serb Sergei Milinkoviç-Saviç, të cilat kanë qenë në kufirin e 100 milionë eurove, pasi presidenti Lotitto shpreson të përfitojë të paktën 120-130 milionë.

Mesfushori po vijon të stërvitet nën urdhrat e Simeones dhe startoi si titullar në ndeshjen ndaj Napolit, ashtu siç pritet edhe këtë fundjavë në transfertën torineze ndaj Juventusit.

Gjithsesi plani i lacialëve është që nëse nuk vjen ndonjë ofertë deri më 31 Gusht, periudhë kur mbyllet merkatoja në Gjermani, Spanjë dhe Francë, atëherë t’i ofrojnë rinovimin serbit.

Aktualisht Milinkoviç-Saviç përfiton një pagë prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa Lotitto dhe Tare janë gati t’ia dyfishojnë pagën, me shpresën që serbi të përsëritë një tjetër sezon të mirë, për ta shitur më pas verën e ardhshme./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi