SPORT

Milani “vrapon” drejt Championsit, dyfishin e mesatares së pikëve kundrejt Interit

Spread the love

Ky Milan mund të synojë realisht një vend në Champions League vitin e ardhshëm. E këtë nuk e thonë tifozët e kuqezinjve, por shifrat, duke parë se në këtë fillimviti, ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso po ecin me një ritëm të jashtëzakonshëm.

Milani ka siguruar mesatarisht 2.75 pikë për ndeshje, ekzaktësisht dyfishi i “kushërinjve” zikaltër (1.375) dhe me një hap bindshëm më të mirë sesa Roma e Lacio, respektivisht me 1.7 dhe 1.6 pikë për ndeshje.

Ndeshja që mbetet ende për t’u zhvilluar, pa ditur ende një datë të saktë, është “derbi i Madonninës”, që do të tregojë shumë më tepër mbi ëndrrat apo ambiciet e tifozëve milanistë, të cilët tashmë mund të shpresojnë edhe te një “armë” më shumë e ndoshta e papritur, Andre Silva.

Receta “Gattuso” duket se funksionon më së miri, e tani, vendi i katërt që mbahet nga Lacio është vetëm 6 pikë larg, me dy ekipet e Milanos që kanë nga një ndeshje më pak. Për derbin, vështirë të flitet për favoritë, pasi është një ndeshje e vështirë që gjithmonë ka treguar se rezultati nuk varet nga forma e ekipeve, pasi në atë ndeshje lojtarët japin maksimumin. Por, në rast të një fitoreje nga Milani, entuziazmi mes tifozëve dhe lojtarëve do të kapë ekstremet, duke mos bërë të mos ndihet aspak lodhja.

Vetëm pak muaj më parë, lidhja mes Championsit dhe “djallit kuqezi” dukej një ëndërr, pasi në fund të vitit 2017, kuqezinjtë ishin plot 15 pikë larg zonës “Champions”. Por tani, me një marsh më shumë në këtë garë futbollistike, Milani është kthyer në favoritin kryesor mes rivalëve për këtë objektiv.

Pas Beneventos (me të cilën Milani barazoi 2-2), kuqezinjtë kanë rikuperuar 13 pikë ndaj Interit, 5 ndaj Romës dhe 8 ndaj Lacios, e tashmë ka edhe një ndeshje më pak sesa dy ekipet romane. Në këtë aspekt, vetëm Juventusi dhe Napoli e kanë rritur distancën, por këto dy skuadra duket se zhvillojnë një kampionat “më vete”.

Nga muaji janar, Milani ka luajtur 8 ndeshje në Serie A, prej të cilave ka regjistruar vetëm një barazim me Udinezen, e 7 të tjerat i ka fituar, përfshi këtu duelet e drejtpërdrejta me Lacion e Romën. Interi, për të njëjtin numër ndeshjes, ka sigluar vetëm 2 fitore, 5 barazime dhe një humbje. E nga 18 pikë distancë mes dy milanezeve, pak muaj më parë, tashmë jemi në vetëm 5 pikë diferencë, me derbin që pritet të luhet e që duket se shqetëson shumë tifozët zikaltër./Top Channel/

Related posts

Miqësorja me Norvegjinë, nis shitja e biletave

dritatv

Atletico Madrid, Simeone rrezikon dënim të rëndë

dritatv

Portieri më i shtrenjtë në histori, Roma pranon ofertën e Liverpool për Alisson

dritatv

Leave a Comment