Milani, në prag të objektivit të parë: Rifinancimit të borxhit

Milani është shumë pranë përmbushjes së objektivit të parë. Klubi me seli në rrugën “Aldo Rossi”, përmes administratorit të deleguar Marco Fassone ka mandatuar bankën amerikane “Merrill Lynch” të gjejë subjekte të interesuara për rifinancimin e borxhit të klubit me fondin amerikan të investimeve, “Elliott Management Corporation”.

Borxhi në fjalë është rreth 123 milionë euro, pa përfshirë interesat, e mandati është dhënë për një shifër deri në 300 milionë euro.

Operacioni, siç raportoi paraprakisht “Corriere della Sera” nuk merr në konsideratë borxhin kontraktual të shoqërisë që kontrollin Milanin, “Rossoneri Sport Investments Luxembourg”, që përgjigjet drejtpërdrejt te pronari dhe presidenti i klubit, Yonghong Li, e financuar nga ana e saj nga “Elliott” për 180 milionë euro plus interesat.

Kjo mbetet pjesa më komplekse e operacionit, sepse kërkon si garanci pronat e Yonghong Li, mbi të cilën të vazhdohet puna.

“Merrill Lynch”, që do të ketë edhe një rol këshilltari, do të hidhet në treg për të gjetur bono thesari dhe financues. Garancia që 300 milionë eurot janë gjetur, tani për tani nuk ekziston, por fakti që në këtë marrëdhënie biznesi është futur edhe një emër i rëndësishëm si “Merrill Lynch” inkurajon administratorin Fassone, që shpreson gjithmonë të mbyllë brenda muajit prill marrëveshjen “e fajësisë” (me sanksione) me UEFA-n./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi