SPORT

Milani mposht Atalantën, drejt konsolidimit të vendit të 4-t

Spread the love

Milani ka hedhur një hap më shumë drejt konsolidimit të vendit të katërt në klasifikim, pas fitores së rëndësishme me Atalantën, në transfertën e Bergamos, me rezultatin 3-1.

Ishte pikërisht skuadra vendase, ajo që kaloi e para në avantazh me anë të Freuler, por kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso përmbysën gjithçka duke nisur nga minutat shtesë të pjesës së parë.

Krzysztof Piątek (Kzhishtof Pjontek) tregoi edhe njëherë aftësitë e tij si “vrasës” para portës kundërshtare, teksa shënoi golin e barazimit.

Më pas ishte turku Calhanoglu, ai që iu dha avantazhin kuqezinjve, ndërkohë që sulmuesi polak mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për Milanin dhe të dytin personal, duke bërë që Higuain të jetë një kujtim i largët për tifozët kuqezi.

Related posts

Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin e bujshëm

dritatv

Douglas Costa dënohet edhe nga Brazili

dritatv

Daliç “harron” modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

dritatv

Leave a Comment