Milaim Zeka “sulmon” presidentin Thaçi, ja çfarë i shkruan!

Sipas deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zekës, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, teksa ka thënë se Presidenti Thaçi kurrë nuk ka qenë më mirë. Ky reagim i Zekës, vjen pas deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, e cila kishte thënë se Thaçi asnjëherë nuk ka qenë më keq.

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reguar ndaj deklaratave të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Sipas Zekës, Presidenti Thaçi kurrë nuk ka qenë më mirë, e Kosova kurrë s’ka qenë më keq.

Zeka ka thënë se Thaçi çdo ditë po i forcon pozitat e tij, si rezultat i mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Thaçi kurr nuk ka qene me keq”

Keshtu paska deklaruar nje zyrtare e larte e VV-se, njeherit edhe deputete e Kuvendit te Kosoves.

Une personalisht mendoje se Thaçi kurr nuk ka qene me mire, e Kosova kurr nuk ka qene me keq. Thaçi krejte autoban e ka. Ai çdo dite po i forcon pozitate e tije, si rezultat i mosfunksionimit te Kuvendit te Kosoves dhe Qeverise.

Kemi nje Kuvend me deputet qe nuk e dine pse jane deputet. Deputet qe kane njeqinde pune tjera, e kurr nuk arrijne me krye punen per te cilen jane te zgjedhur. Kemi nje Kuvend me deputet qe jane gati me hanger me dhembe njeritjetrin, a ne raport me Listen Serbe rrine si pula te lagura. Kemi nje Kuvend me deputet qe dine me bojkotu njeritjetrin, si pozita, si opozita. Kemi nje Kuvend qe nuk voton ligje, nuk ushtron kontroll ndaje Qeverise, thjeshte nuk bene asgje.

Kemi pastaje nje Qeveri, qe sikur nje kaproll, po e shqyejne partite politike. Lideret e partive po i rehatojne rebelet e tyre neper poste te zevendesministrave, ndersa te besuarit i kane ndersy ne drejtim te tenderave, apo te ndermarrejeve publike.

Prandaj, qytetari i Kosoves ka 100 aresye me protestu kunder ketyre te keqijave, kunder sistemit te drejtesise, kunder punesimeve pa ktitere e pa konkurse, kunder keqeperdorimit te parase publike( ku kater laptopa blihen per 8000 euro nga Zyra e Kryeministrit), ku 100 keqeperdorime ndodhin ne Kuvendin e Kosoves, ne Qeveri e ndermarreje publike!

A ka naj fitim Kosova nese delni e protrstoni kunder Thaçit?! Asnje. A i hane palla Thaçit per keto protesta? Aspak. A e din kush mem tregu se cila eshte aresyeja e protestes? Nuk e dine. A ka kerku ndonjehere Thaçi ndarje, apo shkembim teritoresh?! Asnjehere. A ka te drejte Thaçi te flas me Vuqiçin edhe per boren e parvjeme?! Ka. A mundet kush me ja marre kete te drejte?! Nuk mundet.

A kalon ndonje marreveshje Thaçi-Vuçiç pa votat e Kuvendit?! Jo. Çka po don pozita dhe opozita? As ata nuk po e dine se le ma une…/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi