BOTA

Mijëra të evakuuar nga zjarret në Kaliforni, arrestohet piromani

Spread the love

Zjarri në pyjet në rajonin San Bernardino të Kalifornisë në SHBA akoma nuk është vënë në kontroll.

Departamenti Zjarrfikës Riverside County bëri të ditur se është arrestuar një person për të cilin dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në të cilin u dogjën 5 shtëpi dhe u evakuua e tërë lagjja.
Zyrtarët thonë se 32-vjeçari Brandon N. McGlover ka shkaktuar më shumë se një zjarr në rajonin e Revrside.

Prandaj, është dhënë urdhri për evakuimin e rreth 12 mijë personave. Mediat lokale thonë se për shuarjen e zjarrit, i cili ka përfshirë rreth 19 kilometra katrorë, janë angazhuar rreth 500 zjarrfikës. Po ashtu njoftojnë se stuhia e zjarrit akoma nuk është vënë nën kontroll.

Gjithashtu si pasojë e zjarreve është mbyllur dhe Parku Kombëtar Yosemite.

Zjarret që kishin kapluar Lake County në vitin 2015 morën katër jetë njerëzish dhe dëmtuan rreth 2.000 objekte banimi.

Related posts

Borchard: Ekstremizmi radikal në Shqipëri ekziston, por nuk është problem i madh

dritatv

Suedi, hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme

dritatv

Gjenevë, fillon takimi për formimin e komisionit kushtetues në Siri

dritatv

Leave a Comment