Mijëra protestues në rrugët e Francës, 168 të arrestuar në Paris

Sipas informacioneve të fundit, në protestat e djeshme të “jelekëve të verdhë” në Paris u arrestuan të paktën 168 persona. Në protestat në Francë, përfshirë kryeqytetin e Parisit, morën pjesë të paktën 33.500 njerëz.

Në qendër të Parisit në lokacione të shumta përsëri pati përleshje mes demonstruesve të ashtuquajtur “jelekët e verdhë” dhe policisë, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila përpiqej për të thyer korodonin e forcave të sigurisë.

Në Saint-Etienn gjatë ditës së djeshme pati përleshje në mes demostruesve dhe policisë. Në Arles demostruesit bllokuan disa rrugë dhe dogjën goma, ndërkaq në Nantes i vunë flakën disa automjeteve. Në Marseilleu u arrestuan të paktën 12 persona.

Sipas policisë franceze, 33.500 njerëz dolën në protesta në të gjithë vendin.

Demonstruesit hodhën gurë në drejtim të forcave të sigurisë, të cilët pastaj iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Në përleshje një person u plagos i cili u transferua menjëherë në spital. Përleshjet shpërthyen fillimisht në një rrugë anësore pranë Avenue Champs-Elysees të shtunën në mëngjes.

Lëvizja “jelekët e verdhë”, në Francë ka mbajtur protestën e pestë me radhë të shtunën. Protestat filluan në mes të nëntorit kundër paralajmërimit për rritjen e taksës së karburantit.

Rreth 89.000 policë u angazhuan në të gjithë vendin, ndërsa në Paris sot ishin rreth 8.000 policë dhe 14 automjete të blinduara, pasi protestat e së shtunës u bënë të dhunshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi