Migrantët e shpëtuar në Turqi: Ushtarët grekë na lanë të vdesim

Migrantët e paregjistruar të cilët u shpëtuan të martën nga ekipet e rojës bregdetare në qarkun Kuşadası të Turqisë, thonë se ushtarët grekë i tërhoqën ata në ujërat turke ku dhe i lanë të vdesin.

Anijet e rojës bregdetare turke shpëtuan 46 migrantë, të cilët pas trajtimit që morën në Kuşadası u dërguan në ambientet e administratës policore në atë qark.

Migrantët për Anadolu Agency (AA) rrëfyen për mënyrën se si grekët i trajtuan, duke ripërsëritur problemin e kthimit nga Greqia të migrantëve të paregjistruar (push back), gjithnjë e më i theksuar kohët e fundit.

Irakianja Dena Fahir (45), e cila ka marrë një rrugëtim të rrezikshëm për në Evropë bashkë me fëmijët e saj, rrëfen se pak pasi arritën në brigjet, atyre i’u afrua një anije e rojeve bregdetare me ushtarë grekë të maskuar.

Ajo shtoi se ushtarët grekë lidhën një litar për anijen e tyre dhe filluan të lëviznin shpejt.

“Gati u ngulfatëm, thërrisnim me zë të lartë të ndalen, por dukej sikur i flet një guri, jo një njeriu. Na tërhoqën për më shumë se një orë. Barka luhatej, ishte një tmerr i vërtetë. U shpëtuam nga ekipet turke të cilat na dhanë batanije dhe ushqim, u jemi mirënjohës”, tha Fahir.

Irakiani tjetër, Ali Emin, rrëfen se për pak sa nuk u ngrinë nga i ftohti. Ai pohon se grekët nuk lodhnin mendjen për thirrjet e grave dhe fëmijëve për t’u ndaluar, por vazhduan të tërheqin barkën.

“Fëmijët dhe gratë bërtisnin në zë, ndërsa njëri nga ata pinte cigare dhe vetëm na vështronte. Menduam se do të vdesim”, rrëfeu Emin i cili thotë se pasi u braktisën nga ushtarët grekë, kishin parë një helikopter që rezultoi të kishte qenë i ushtrisë turke, të cilit i kishin kërkuar ndihmë.

“Sinqerisht, menduam se do të largohen pa na parë, meqë nuk kishim forcën për të nxjerrë zërin. Grekët na lanë të vdesim, por u shpëtuam nga ushtarët turq”, rrëfeu Emin.

Manal Said Ayyad (48 vjeç), thotë se ishte rrëzuar në ujë bashkë me të birin, ndërsa thotë se ushtarët grekë nuk donin ta ndihmonin. Ajo thotë se vjen nga Palestina ku djali i saj është diagnostikuar me hemofili.

“Nuk ishte e mundur ta trajtojmë në Gaza, për çka synoj të shkoj në Evropë për ta trajtuar”, tha Ayyad.

Rrëfime të ngjashme kishte edhe nga migrantët e tjerë të cilët të martën u shpëtuan nga një gomone gjysmë e mbytur e cila po transportonte 46 migrantë të parregullt, ku dhe u gjet trupi i pajetë i një fëmije. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi