Microsoft kritikon qëndrimin e SHBA-ve ndaj Huawei-t

Presidenti i Microsoft-it, Brad Smith ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së SHBA-ve ndaj Huawei-t, duke thënë se i sheh si të padrejta sanksionet ndaj kompanisë kineze.

Në një intervistë për revistën amerikane të ekonomisë “Bloomberg Business”, Smith tha se sanksionet e qeverisë amerikane që pengojnë shitjen e teknologjisë për kompaninë kineze Huawei nuk janë në përputhje me vlerat amerikane.

Ndër të tjera Smith tha se sanksione të tilla duhet të jenë në përputhje me realitetin, logjikën dhe ligjin.

“Sanksionet janë të barabarta me vendosjen e një ndalese për krevat në hotel”

Duke iu referuar përvojës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në industrinë e hotelerisë, Smith tha se “T’i thuash një kompanie teknologjike, ‘ju mund të shisni produktet tuaja, por nuk mund të blini sisteme operative dhe procesorë’ është e barabartë si të thoni “ju mund të ofroni shërbim në një hotel por nuk mund të vendosni një shtrat në dhomat tuaja, nuk mund të keni ushqim në restorantin tuaj‘. Kjo qasje rrezikon situatën e kompanisë”.

Ai shtoi se për të qenë një lider global i teknologjisë duhet që teknologjia që posedon t’i ofrohet të gjithë botës dhe se qeveria e vetme që mund të menaxhojë teknologjinë globale është bashkëpunimi i vërtetë i qeverive.

Në muajin maj, pasi shtoi pajisjet telekomunikuese të Huawei-t në listën e ndalimeve të tregtisë së jashtme, Trump njoftoi një “emergjencë kombëtare ekonomike” në kontekstin e pengimit të teknologjisë dhe shërbimeve të konkurrentëve të huaj.

Pas vendimit të qeverisë amerikane edhe kompanitë gjigande filluan të ndërmarrin hapa paralele me këtë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane si Google, Intel, Broadcom, Qualcomm dhe Xilinx njoftuan pezullimin e marrëdhënieve të tyre me Huawei-n dhe se nuk do të mund të siguronin më furnizime të produkteve.

Google, në një deklaratë muajin e kaluar, konfirmoi se në kuadër të sanksioneve, aplikacionet e Google, përfshirë edhe ato të tilla si Google Maps dhe YouTube nuk do të ishin më të pranishëm në modelet e reja të telefonave të Huawei-t.

Ndërsa Huawei në përgjigje të këtyre sanksioneve njoftoi se ka zhvilluar sistemin operativ dhe harduerin e tij.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, del rezultati i autopsisë

Një ditë pas vdekjes së  25-vjeçares Rexhina Debrova  pas lindjes çezariane, del edhe rezulati i autopsisë së mjeksisë ligjore. Sipas rezultatit të autopsisë bëhet...

Ivanov uron Anadolu Agency: Jeni ndër agjencitë udhëheqëse në botë

    Me rastin e përvjetorit të 98-të të themelimit të agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov,...

Çuçi: Fermerët do marrin 100 lekë për litër qumështi të shitur

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka dhënë një lajm të mirë për fermerët e Shqipërisë. Çuçi tha se Këshilli i Ministrave në mbledhjen e...

Së fundi

Prestigjiozja franceze shkruan për krimet e luftës në Kosovë

Një gjykatë në Prishtinë, të enjten ka dënuar një rom me dhjetë vite burg, anëtar i një grupi paramilitar serb, për torturimin e shqiptarëve...

Milani, fitore me “aromë” Championsi ndaj Lazios

Milani mposht minimalisht Lazion në “San Siro” dhe rimerr brenda pak orësh vendin e katërt të Serisë A, me vetëm një pikë më shumë...

Berat, zjarr në plantacionin me ullinj

Një plantacion me ullinj në Berat është përfshirë nga flakët në fshatin Velabish. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen...