Mianmar, disa të vdekur dhe mijëra të evakuuar nga shirat mosun

 

Si pasojë e shirave mosun që përfshinë Mianmarin dhe shkaktuan përmbytje në vend, 5 persona e kanë humbur jetën ndërsa 54 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas mediave lokale, reshjet që po vazhdojnë për 10 ditë rresht në vend, më së shumti kanë prekur provincën Kayin në kufi me Tajlandën.

Shirat mosun prekën 100 mijë persona në gjithë vendin ndërsa 54 mijë persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për viktimat janë vendosur kampe në 63 rajone ndërkaq vazhdojnë punimet për evakuim.

Bilanci i shirave mosun këtë vit është më i lartë se ai i viteve të kaluara.

Reshjet e dendura këtë verë në krahasim me vitet e kaluara kanë një ndikim më të madh në Filipine, Japoni dhe në një pjesë të madhe të Azisë Juglindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi