Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi europian projekti më i rëndësishëm, përmbushja e 9 kushteve të Bundestagut rruga më e shpejtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
Presidenti Meta uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

Metatheksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

Ndërkohë në një status në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.
“Kënaqësi të takohesha me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik. I hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë. ?????”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Fb
- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mbi 5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 5 milionë. Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila...

Erdogan bisedë telefonike me Merkel

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, në bisedën...

112 ditë prej ditë së zgjedhjeve, VV e LDK vazhdojnë të shtyhen për pozita

Gati katër muaj bisedime pa marrëveshje mes dy partive Gati katër muaj po bëhen...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...