Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë.

Meta shprehet se i ka uruar sa më shumë suksese Ksoovës drejt perspektivës europiane, duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

I premtova Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovoj me kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës sonë të dashur, i bindur se edhe shumë qytetarë nga Kosova do ta kalojnë sezonin turistik në perlat e bregdetit dhe malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. 🇦🇱❤️🇽🇰

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Turistë me plehra, rruga e vjetër Fier-Vlorë kthehet në landfill ilegal

Rruga e vjetër Vlorë-Fier është kthyer në një vend grumbullimi të mbetjeve. Mungesa e një firme pastrimi bën që këto fshatra t’i depozitojnë buzë...

Teksas, një burrë dënohet me 70 vite burg për torturimin e një gruaje

Një burrë nga Teksasi është dënuar me 70 vite burgim, pasi që u shpall fajtorë nga juria për krimin e dhunshëm të damkosjes së...

Rama ndërpritet nga studentja, kryeministri e nxjerr nga salla – VIDEO

Teksa në Qytetin Studenti Rama, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantonin projektin për kampusin e ri...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...