Meta: Politika e jashtme, larg ndikimit të politikës së ditës

Politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta në një takim me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.

 Meta tha se politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës, e maturuar dhe e përqendruar në interesat e qëndrueshme kombëtare, si dhe të ndërtohet mbi besueshmërinë afatgjatë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, të themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimi me institucionin e Presidencës, në funksion të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Krijimi i këtij Këshilli, tha Presidenti Meta, është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikes se jashtme.

Prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare është garanci për afirmimin e Këshillit të Ambasadorëve si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi