SHQIPERIA

Meta në Berat: Të rrisim më tepër figurën e mësuesit

Spread the love

Presidenti Meta ka vizituar Beratin paraditen e kësaj të enjte, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes “Nder i Qytetit” i Beratit (pas vdekjes), të mësuesit Shkëlqim Gjergji.

Në fjalën e tij përshëndetëse Meta vlerësoi figurën e mësuesit, dhe dërgon si mesazh persona rëndësinë për të të rritur edhe më shumë figurën e mësuesit dhe rolin e tij.

“Le të jetë kjo ceremoni e sotme, jo vetëm një nderim për këtë personalitet të arsimit, por edhe një nxitje e frymëzim për të gjithë mësuesit dhe pedagogët e sotëm për të kryer me përgjegjshmëri e devocion punën e tyre tepër të rëndësishme. Ky është një mesazh për të gjithë ne, për institucionet, për shtetin, shoqërinë, por edhe për familjen beratase, dhe familjen shqiptare, për të rritur edhe më shumë figurën e mësuesit dhe rolin e tij në shoqëri, për ta respektuar më shumë këtë figurë pasi në kushtet e sotme edukimi edhe më i mirë, por edhe qytetar dhe mbi të gjitha patriotik e kombëtar është i domosdoshëm.”, – theksoi në përshëndetjen e tij Presidenti i Republikës.

Related posts

Majko-Falatko, diskutohet marrëveshja për sigurimet shoqërore

dritatv

“Teatri”, Ruçi: Do konsultohemi. Do shkonim në Shkodër, bashkë me opozitën

dritatv

Vlorë-Orikum bllokon turistët. Firma “Salillari” vijon punimet, kaos në trafik

dritatv

Leave a Comment