SHQIPERIA

Meta me homologen kroate në “oazin e shqiptarëve në Kroaci”

Spread the love

Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.

Arbanasi është vendbanim në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, me përzierje të kroatishtes dhe dialektit të Venetos.

Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitarović u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës.

Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krstića”, në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.

“Këtu janë shkolluar breza të shumtë arbanasish duke nxjerrë plejada akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh e artistësh, të cilët krijuan vlerën e përbashkët sa arbneshe, aq edhe kroate.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

Presidentja e Kroacisë theksoi se: “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë Arbanasnga famullia e Zarës dhën jetën për Atdhe.”

Duke cituar shkrimtarin e madh kroat, priftin françeskan Andrija Kaçuç Mioshiç vuri në dukje se: “Nuk ka lindur nëna hero më të madh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”

Duke iu drejtuar të pranishmëve në qendrën Kulturore dhe Artistike të Shoqatës“Vicko Zmajevic” , në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh:“Jam shumë i emocionuar që sot, së bashku me Presidenten Kitaroviç, të ndodhem këtu mes jush, vëllezër e motra të një gjaku Arbënesh, për të kremtuar Vitin Mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu”./Top Channel/

Related posts

Autostrada e kalueshme në një anë, e lirshme rruga e Ndroqit

dritatv

Kryemadhi: Fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli

dritatv

Aplikimet në universitete. Zbulohen kriteret për Drejtësinë dhe Universitetin Bujqësor

dritatv

Leave a Comment