Meta: Largimin e të rinjve e frenon përkushtimi në…

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti Ilir Meta shprehet se vëmendja maksimale në arsim është mënyra më e mirë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe një herë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Françeskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi