Meta kthen ligjin për shtesën e koncesionit në Porto Romano: Shmang konkurrencën

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj. Bëhet fjalë për shtesën  në kontratën koncesionare në Porto – Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)” që u miratua më 30 prill.

Sipas Metës procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit. Me tej në kthimin ligjit për shtesën ekoncesionit në Porto Romano, Meta argumenton se marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara nëKodin Detar të Republikës së Shqipërisë.

Më tej Presidenti Meta shkruan se përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

“Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtëkoncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent. “ thuhet në kthimin e dekretit.

(Lexo këtu dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 58/2020)

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Hoxhaj: Bajrushi ka qenë atdhetar i denjë, vdekja e tij humbje për Kosovën

U mbajtë mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e Bajrush Behramit,njërit prej organizatorëve kryesorë të demonstratave të vitit 1981. “Për një njeri të...

Fushë-Krujë/ Xhaxhai vret nipin me pistoletë, arrestohet pas pak minutash

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Nga të shtënat me armë ka mbetur i...

“Policia do veprojë, hapni rrugën”, momenti kur policia shpërndan turmën me ujë

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet teksa policia k hedhur ujë me presion ndaj protestuesve tek pedonalja. Protestuesit nuk lejojnë autobotin të kalojë, ndërsa pas paralajmërimeve me...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...