Meta: Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij të mbajtur para gazetarëve, deklaroi se janë shtuar rastet e personave të infektuar dhe po ashtu edhe të viktimave nga koronavirusi e një gjë e tillë paraqet problem për vendin.

Meta u shpreh se duhet strategji e re dhe afatgjatë për të përmirësuar situatën.

“Duhet një strategji për të dalë nga situiata nga koronavirusi. Situata po shkon drejt përkeqësimit. Duke ngushëlluar familjarët e viktimave, theksoj se duhet mbajtur distanca sociale. Duhet strategji e re dhe afatgjatëPërpos masave, duhet të kemi edhe një ekonomi të fuqishme. Duhet që të gjitha ambasadat të angazhohen, që të gjithë qytetarët shqiptarë që gjenden jashtë të mos penalizohen. Duhet që zyrtarët qeveritarë të mbrojnë sa më mirë interesin publik. Grupi negociator të përmirësojë detyrën. Duhen respektuar masat e distancimit. Kam kërkuar edhe takim me Manastirliun për situatën”, tha Meta.

Ilir Meta vuri në dukje se kushtet e BE për integrimin duhen përmbushur për të bërë më përpara drejt celjes së negociatave.

Më në fund zoti Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH. Uroj që zoti Shehu ta drejtojë KLSH-në në mënyrë të pavarur dhe jashtë cdo ndikimi, që të mund të hetojë cdo rast abuzimi me fondet publike. Gjithashtu, takova zotin Bujar Leskaj dhe e falënderova për të gjithë kontributin që ka dhënë në krye të institucionit të KLSH-së. Presidenti mbështet KED. KED të mbyllë procedin për të zgjedhur vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.  Mos harrojmë se Gjermania ka marrë presidencën e KE dhe duhet të përmbushim kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për celjen e negociatave”, deklaroi Meta.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 6. Juli 2020

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi