Meta do të denoncojë një krim të tmerrshëm kushtetues

Presidenti Meta do të mbajë një konferencë shtypi një ditë para manifestimit të 2 marsit në Tiranë për mbrojtjen e Kushtetutës. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi paralajmëron se sot në orën 18:30 Meta do të denoncojë një krim të tmerrshëm kushtetues.

Pasi kallëzoi në SPAK ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn si dhe sektetarin e përgjithshëm Gentian Deva apo drejtoreshën e QBZ Etleva Haxhian Meta tha se Presidenca po vlerësonte prova të reja për ‘grushtin e shtetit’ siç e cilëson ai një tentativë të mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Pas kreut të KED Ardian Dvorani dhe ministres Etilda Gjonaj nuk dihet se çfarë do të nxjerrë kësaj radhe Presidenti, i cili po nesër mban manifestimin më 2 mars në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku ka paralajmëruar se do të firmosë edhe një dekret, por nuk dihet se çfarë.

Presidenca ka zbardhur kallëzimin penal që ka dërguar në SPAK kundër ministres së drejtësisë Etilda Gjinaj dhe dy zyrtarëve të tjetër Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi