Meta: Bundestagu, rol kyç për perspektivën europiane të Shqipërisë

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian sa më parë.

Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.
Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi