Meta: Angazhimi i grave në politikë, kontribut për një shoqëri demokratike

 

 

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në forumin “Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitete dhe sfida në vendimmarrje”, deklaroi se “angazhimi i grave dhe vajzave në administratën publike, në politikëbërje apo në vendimmarrjen politike është kontribut i çmuar për një shoqëri demokratike”.

 “Angazhimi i grave në administratën publike është fakt i pamohueshëm emancipimi social në Shqipëri. U bëj apel institucioneve, Parlamentit, shoqërisë civile, botës akademike, për mediat apo për sektorin privat, që të prioritarizojnë më shumë në punën e tyre fuqizimin social dhe ekonomik të grave. Apel edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, për promovimin e sa më shumë grave dhe vajzave modele suksesi, për t’u kandiduar si kryetare bashkish dhe për t’u bërë pjesë e këshillave bashkiakë”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Kreu i Shtetit foli edhe për reformën në administratën publike, për të cilën theksoi se ka “një rëndësi madhore në procesin e integrimit europian dhe është “gur themeli” në krijimin e shtetit të së drejtës, në përmbushjen e reformave strukturore dhe në garantimin e mirëqeverisjes”.

“Krijimi i një administrate publike të depolitizuar dhe profesionale duhet të jetë prioriteti numër 1. Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i burimeve tona njerëzore duhet të jetë në funksion të progresit dhe sfidave aktuale të globalizimit. Administrata publike duhet të ofrojë shërbime utilitare cilësore që kënaqin pritshmëritë e qytetarëve tanë”, shtoi Meta.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi