SPORT

Mesfushori hedh poshtë zërat: Te City jam i lumtur, do rinovoj kontratën

Spread the love

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan kla hedhur poshtë çdo zë se ai është pranë largimit nga skuadra e Manchester City. 28-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë dhe ai do ta respektojë atë.

Nuk kam folur me asnjë ekip dhe më asnjë menaxher për t’u larguar nga City. Unë jam i kënaqur këtu, ndaj dhe nuk kam thënë asnjëherë se do të largohem. Madje mund t’u them se klubi dëshiron të më rinovojë kontratën”, tha Gundogan për “goal.com”.

Lojtari luan prej 3 sezonesh në Premier League me Manchester City, ku në 107 ndeshje ka realizuar 16 gola. Një mesfushor që trajneri Pep Guardiola gjithnjë e ka aktivizuar, si në kampionat ashtu dhe në Europë.

Me fanellën e Manchester City, mesfushori gjerman ka fituar dy tituj kampionë në Premier League, dy Carabao Cup dhe një FA Cup gjatë tri sezoneve. Kjo deklaratë e lojtarit ka ardhur nga grumbullimi i ekipit kombëtar gjerman, pas fitores ndaj Estonisë në eliminatoret e Europianit.

Related posts

ZYRTARE: Hummels është i Dortmundit, Bayern e shet më shtrenjtë nga sa e bleu

dritatv

Atletico Madrid shënon 7 gola ndaj Real Madrid

dritatv

Monaco afër tranferimit të mesfushorit të Chelsea-t

dritatv

Leave a Comment