MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT 2018 / 1439 H.

Bashkëqytetarë të nderuar të qytetit të Korçës, motra dhe vëllezër!

Dita e mërkurë, më 16 maj 2018, shënon fillimin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajin e mëshirës dhe faljes. Të gjithë myslimanët në mbarë botën, nesër fillojnë bashkarisht Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit, është muaji i pastrimit, faljes dhe solidaritetit. Muaj ku njeriu rikthehet drejt vetes dhe vlerave njerëzore. Kur mundet më mirë të kuptojë i ngopuri të uriturin, i pasuri të varfërin, vetëm se kur e kupton vetë atë gjendje. Pikëtisht muaji i Ramazanit është kjo kohë.

Agjërim do të thotë të privosh veten nga ushqimi, pija dhe kënaqësitë e tjera trupore, nga agimi deri në perëndim të diellit. Por gjatë kohës së agjërimit, nuk agjëron vetëm stomaku, por edhe gjëmtyrët e tjera si goja, veshi, hunda, dora dhe këmba, duke qenë më të kujdesshëm në veprime.

Myftinia e Zonës Korçë ka vënë në dispozicion të gjitha xhamitë, për ti shërbyer besimtarëve. Për çdo informacion apo shërbim fetar, janë të mirëpritur si nëpër xhami ashtu edhe në zyrat e myftinisë.

Ju uroj edhe një herë një Ramazan të begatë!

Agjerim të lehtë e të pranuar!

Myfti i Zonës Korçës Ledian Cikalleshi

Korçë, më 15.05.2018

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi