• Home
  • BOTA
  • “Mes SHBA-ve dhe Francës nuk ka pikëpamje të ndara”
BOTA

“Mes SHBA-ve dhe Francës nuk ka pikëpamje të ndara”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk ka pikëpamje të ndara mes vendit të tij dhe SHBA-ve në çështjen e objektivave dhe mbrojtjes së pranisë ushtarake në Siri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në rezidencën presidenciale Elysee pas takimit me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Macron ka theksuar se që nga fillimi koalicionit ndërkombëtar në Siri ka patur qëllimin e luftës kundër DEASH-it.

“Ajo që Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur është pozicioni që ne kemi qenë duke mbrojtur që nga fillimi. Nuk ka pikëpamje të ndara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës. Edhe unë nuk thashë se SHBA dhe Franca do të qëndronin në Siri për qëllime ushtarake për një kohë të gjatë. Kam arsye të them se SHBA-të me të cilët u bashkuam në operacion e kuptojnë plotësisht se misioni ynë në Siri nuk është vetëm për të luftuar me DEASH, por ai përfshin edhe përgjegjësitë humanitare dhe ndërtimin e paqes. Ne në Siri kemi vetëm një armik dhe ai është DEASH-i”.

Pasi ka rikujtuar se Asadi kryen operacione të papranueshme kundër popullit me pretekstin e DEASH-it, dhe se ai nuk zbaton vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Macron tha se “Në këtë kuadër legjitim Franca, SHBA-ja dhe Britania kanë kryer ndërhyrje”.

Macron ka shtuar se Franca ka tre përparësi në rajon, të cilat janë lufta kundër terrorizmit, dërgimi i ndihmave humanitare dhe vendosja e armëpushimit si dhe përgatitjen e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse për të ardhmen e Sirisë.

Në një program televiziv mbrëmë Macron ishte shprehur se “10 ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, ishte shprehur se do të tërhiqte ushtarët nga Siria. Ne bindëm amerikanët që të qëndronin në Siri. Në të njëjtën kohë kemi siguruar që operacioni të ishte i kufizuar vetëm me qendrat për prodhimin e armëve kimike”.

Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në lidhje me deklaratën e Macron kishte theksuar se “Presidenti Trump është i qartë në çështjen se dëshiron që ushtarët amerikanë të kthehen në shtëpitë e tyre në kohën më të shpejtë”./Rtv Islam/

Related posts

Turqi, ndalohen 22 migrantë

dritatv

Çavusoglu-Lavrov diskutojnë Sirinë përmes telefonit

dritatv

Yildirim: Palestina është çështje e Turqisë dhe e popullit tonë

dritatv

Leave a Comment